Kombëtarja e Kosovës sot në “Fadil Vokrri” e pret Suedinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror.
E sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku u ka uruar fat lojtarëve të Kosovës për ndeshjen e sontme.
“Ju shkoftë mbarë vllazni” – shkroi Daku në profilin e tij në Instagram.
Mosftesa e Mirlind Dakut në ndeshjet e këtij muaji të Kosovës u komentua mjaft shumë, me shumë prej njerëzve që mendonin se e ka merituar ftesën.