Këngëtarja nga Gjilani, Mirsa Kërçeli, ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re.
“Haver” mban titullin projekti i saj i ri muzikor, që është finalizuar edhe me klip.
Kënga është me ritme popullore dhe është punuar nga kompozitori i njohur, Nexhat Mujovi – Wirusi.
Ndërkohë për vargjet e tekstit është kujdesur Flow Music.
“Haver” është vizaualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilti janë kryer në qytetin e saj të lindjes, Gjilan.
Për anën vizuale është kudjesur produksioni i njohur, Urban Graphics. /Telegrafi