“Mishërohen” Ohri dhe tërmeti, s’ka qetësi për banorët

Prishtinë | 10 Kor 2017 | 10:55 | Nga

Në Ohër në ora 2:12 pas mesnate është regjistruar edhe një tërmet me magnitudë 3 ballë sipas shkallës së Rihterit.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 9 kilometra në jugperëndim të fshatit Kosel me thellësi prej 2 kilometra.

Qytetarët e Ohrit me ditë të tëra e jetojnë në frikë nga seria e tërmeteve që ka kapluar vendit, një pjesë e madhe e tyre kanë ngritur tenda në qiell të hapur ku edhe e kalojnë natën.

Si pasojë e tërmeteve të pandërprera në pikun e sezonit turistik Ohri është i boshatisur. Turistët që ishin duke pushuar në Ohër janë larguar pasi dridhjet e tokës nuk po ndalen ndërkohë është i madh edhe numri i atyre që kanë anuluar prenotimet edhe pse të paguara paraprakisht.

Që nga 18 qershori në rajonin e Ohrit janë regjistruar më shumë se 1 000 tërmete.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme