Komentuesi serb i çështjeve të jashtme Milan Mishiq thotë se ndarja e Kosovës për të cilën flet ministri serb i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiq, edhe më teje është vijë e kuqe e Perëndimit me argumentin se ndarja do të ishte më shumë problem se zgjidhje, transmeton Koha.net.
“SHBA-ja kaherë ka bërë vijën e kuqe që e përkrah Perëndimi – pavarësia e Kosovës është epilogu i procesit të shpërbërjes së ish RSJ-së dhe se pavarësia e Kosovës është situatë më e favorshme për stabilitetin e Ballkanit se sa mbetja e saj dhunshme në Serbi”, thotë Mishiq.
Gjithnjë e më shumë po flitet se një marrëveshje është në horizont, nga ana tjetër nuk po shihet se ndonjë gjë të ketë ndryshuar thellësisht për të mundësuar arritjen e kompromisit, citon n1 të ketë thënë ai.
Po flitet për ndryshimin e qëndrimit të Amerikës, tabloidët po thonë se kancelarja gjermane Angela Merkel ka një plan të mirë për palën serbe, nga ana tjetër ka shtrëngimet ë brendshme në Serbi e në Kosovë rreth mos lëshimit pe, ndërsa po lansohet teza se jemi më afër se kurrë te kompromisi sado që asnjë skicë kompromisi s’është në horizont.
Sipas tij, Prishtinës nuk i nevojite kompromisi pasi që asaj i në mënyrë absolute i përgjigjet situata aktuale në Kosovë.