Misionet Diplomatike do të hapin librin e ngushëllimeve për Bajram Rexhepin

Prishtinë | 22 Gus 2017 | 10:34 | Nga

Pas ndarjes nga jeta të ish kryeministrit të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, të gjitha Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë janë udhëzuar që të hapin librin e ngushëllimeve në shtetet ku ata janë të akredituara.

Libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur për tre ditë radhazi sipas orareve të caktuara paraprakisht nga vet Misionet Diplomatike në shtet respektove, njofton Ministria e Punëve të Jashtme.

Veç kësaj, në mbështetje të vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e shpalli ditën e martë si ditë zie në Republikën e Kosovës, të gjitha Misionet Diplomatike janë udhëzuar që flamujt shtetëror të ulen në gjysmështizë në vendet ku ata shërbejnë.

Të ngjashme