Disa misione diplomatike në Melburn dhe Kanberra të Australisë janë evakuuar pasi pranuan pako me substancë të dyshimtë.
Policia, zjarrëfikësit dhe ndihma e shpejtë janë parë tek disa konsulata përfshirë ato të Indisë, Gjermanisë, Italisë, Spanjës dhe Koresë Jugore. Zyrtarët në misionet e Shteteve të Bashkuara dhe Zvicrës deklaruan se gjithashtu se kanë pranuar pakot e dyshimta.
Faqja e emergjencave qeveritare njoftoi se së paku 10 incidente me“ materiale të rrezikshme” .
Ende nuk ka raporte për ndonjë të lënduar në misionet e shënjestruara, transmeton Associated Press.
“Rrethanat që kanë përcjellur këto incidente janë duke u hetuar” tha në një deklaratë, policia federale e Australisë.