Misioni sekret i drejtorit të CIA-s në Moskë

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i CIA-s William Burns zhvilloi një bisedë sekrete në Moskë javën e kaluar me presidentin rus Vladimir Putin, gjatë së cilës zyrtari amerikan shprehu shqetësimet e Uashingtonit për forcimin e trupave ruse.

Gjatë bisedës, u diskutuan edhe çështjet e sigurisë kibernetike,” tha zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peshkov për CNN. Zyrtarët e qeverisë amerikane ndajnë mendime të ndryshme për motivet e Kremlinit, me disa zyrtarë që këmbëngulin se Rusia po përgatitet të pushtojë Ukrainën dhe të tjerë që argumentojnë se stërvitjet ushtarake të Rusisë në zonën kufitare janë thjesht një përpjekje për të frikësuar Kievin.

Qeveria ukrainase, nga ana e saj, argumenton se forcimi i forcave ushtarake ruse në kufirin mes dy vendeve nuk është shkak për tu shqetësuar.

“Rusia ka adoptuar një praktikë të lëvizjes dhe forcimit të njësive ushtarake në një përpjekje për të ruajtur tensionet në rajon dhe për të ushtruar presion politik mbi shtetet fqinje”, tha të martën Ministria e Mbrojtjes e Kievit.

Imazhet satelitore të javës së kaluar tregojnë trupat ruse, tanket dhe artilerinë  pranë qytetit rus të Yelnia, duke bërë që zyrtarët e Pentagonit të spekulojnë se stafi rus po përgatit një pushtim në shkallë të gjerë në territorin ukrainas, raporton abcnews.

Presidenti Biden ka dërguar Burns në Moskë në një përpjekje për të parandaluar një përshkallëzim të mundshëm të tensioneve në kufirin ruso-ukrainas.

Të ngjashme