Miss-i i Serbisë në gara ndërkombëtare duke e bërë shqiponjën

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Së fundmi është duke u mbajtur gara për “Miss Interkontinental” në Egjipt, dy shtetet shqiptare janë duke marrë pjesë në këtë garë. Shqipëria përfaqësohet nga Frontina Gashi e Kosova nga Besa Çitaku.

Në rrjete sociale është shpërndarë një fotografi, ku shihen së bashku me Miss Serbinë, Valentine Petrovic, duke bërë shqiponjën dykrenare.

Kjo fotografi ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, ku edhe vetë Miss Serbia ka reaguar lidhur me këtë fotografi duke kërkuar falje.

Të ngjashme