Modelja Veronika Didusenko, u kurorëzua ditë më parë si Miss Ukraina 2018-të, por titulli i saj iu mor prapë kur organizatorët e kuptuan se ajo ishte nënë e divorcuar.
Të jesh një nënë dhe të jesh e martuar janë të dyja kundër rregullave të konkursit, njofton Klan Kosova.
Sipas Didusenkos, rregullat duhet të ndryshojnë.
”Ne shekullin 21 kriteret janë aq diskriminuese”, thotë ajo për BBC.
”Ato u shkruan në vitin 1951, 70 vjet më parë kur dhe segregacioni racial ishte një normë”, shprehet ukrainasja.
Pas kurorëzimit të saj si Miss Ukraina, u zbulua se modelja ishte divorcuar dhe është nëna e një djali katërvjeçar me emrin Aleksandër, njofton Klan Kosova.
https://www.instagram.com/p/BowCoTinoXp/?utm_source=ig_embed