Familja Mbretërore e Monakos u shfaq dje, ku festuan Ditën Kombëtare të vendit. Princesha Charlene, 41 vjeç ishte e mahnitshme krah të shoqit, princit Albert 61 vjeç, ndërsa kishte të ftuar edhe nga familje të tjera mbretërore nga Europa.
Sytë e të ftuarve ishin të gjithë tek Charlene, e cila në çdo dalje publike të saj jo vetëm që shkëlqen, por ka dhe një trishtim misterioz, pasi shumë rrallë shihet që të qeshë në publik.
Shtatë vjet më parë, princi i Monakos, Alberti, vendosi të martohej me bionden simpatike, Charlene Wittstock. Ditën e dasmës, ish-notarja nga Afrika e Jugut u tha se tentoi të arratisej. Sipas raportimeve të asaj kohe, Charlene kishte vendosur ta braktiste Alberton në altar, për shkak se ky i fundit e tradhtonte me femra të ndryshme.
Por, Alberto nuk mund ta lejonte këtë poshtërim dhe Charlene u ndalua nga bodigardët e tij dhe u detyrua të martohet me princin e Monakos.
Këto raportime nuk u konfirmuan asnjëherë zyrtarisht, por pas 7 vjetësh, ata janë ende bashkë. Madje, tani kanë edhe dy djem binjakë. Tashmë historia e tyre duket një “love story”, edhe pse hijet e dyshimit për marrëdhënien e tyre mbeten.