Miti i karizmës dhe opozita pa shije

Prishtinë | 14 Shk 2020 | 13:15 | Nga Arbnor Sadiku

Lideri karizmatik nënkupton personin i cili është më ndikues, më bindës dhe më frymëzues, brenda grupit, apo organizatës që e përfaqëson, dhe me gjerë.

Miti i karizmës rrjedh nga ideja kryesore se karizma është një cilësi thelbësore e lindur, ose e keni  si : (Bill Clinton, Stiv Jobs, Toni Bler, Xhorxh W.Bush) ose nuk e keni. Por,  siç e zbulon Oliva Fox Cabane, kjo nuk është aspak e vërtet. Sjelljet karizmatike mund të mësohen kurdo, dhe nga kush do. Sipas O.F. Cabanes që të bëheni karizmatik, nuk d.m.th. të ndryshoni personalitetin tuaj, por, ka të bëjë më përshtatjen e një sërë praktikash të caktuara,  që shkojnë personalitetin tuaj.

Në verën përvëluese të Londrës së vitit 1886, William Gladstone, garonte kundër Benjamin Disraelit  për vendin e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, ishte epoka Viktoriane dhe fituesi do të udhëhiqte me gjysmën e botës. Në javën e fundit para  zgjedhjeve të dy këta burra rastisen të ftonin për dark të njëjtën grua te re.

Siç pritej shtypi e pyeti këtë grua se çfarë përshtypje i lanë dy kundërshtarët. Ja si u përgjigj ajo “Pasi darkova me z. Gladstone mendova se ai ishte personi më i zgjuar në Angli. Por, pasi darkova me z. Disraeli mendova se unë isha personi më i zgjuar në Angli“.

Nga vështrimi i lart cekur, konsideroi se është shumë lehtë të konstatohet se kush i kishte fituar zgjedhjet në Angli në epokën Viktoriane,  ai që i bënte të tjerët të ndiheshin të zgjuar, mbresëlënës dhe mahnitës,  Benjamin Disraeli.

Para së gjithash,  duhet theksuar se Cabane ofron këshilla të mira duke udhëzuar sesi të përdoret karizma në lidership, si  dhe në anën tjetër ajo ofron  një guidë praktike liderëve që duhet të përmirësohen, pa komprometuar integritetin dhe autoritetin politik.

Rast tipik i përmirësimit të domosdoshëm në Kosovë janë liderët e Opozitës, apo ish krerët e PAN-it, të cilët e kanë humbur rrugën ende pa kaluar derën e oborrit, dhe me disa fjalime të tyre jo bindëse në Kuvendin e Kosovës, e thellojnë më shumë në mendjen tonë,  parashikimin për ta se janë lider të pa dijshëm, nuk kanë sjellje të lidershipit, dhe aq ma pak sjellje karizmatike, së pari para votueseve të tyre, dhe aq më shumë para qytetarëve të Kosovës.

Në kontekstin që ndodhen liderët e opozitës së sotshme në Kosovë,  libri i O.F. Cabane do ishte një terapi e mirë për ta, pra, për liderët e PAN-it (Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, dhe Fatmir Limaj) që  të plotësojnë dijen e tyre, dhe me pas të luajnë rolin e tyre të domosdoshëm opozitar në parlamentin e Kosovës.

Pra, liderët e Opozitës së sotshme të Kosovës, as nuk janë karizmatik, as bindës, si dhe aq ma pak ndikues, brenda qeverisë dhe parlamentit të Kosovës, të cilët udhëhiqen nga dy mendje të ndritura dhe përgatitura mirë, siç janë z. Albin Kurti (LVV), dhe znj. Vjosa Osmani (LDK).

Tutje,  Opozita kosovare apo thënë ndryshe ish koalicioni PAN,  duhet pëson ndryshime thelbësore në diskursin e bërjes së opozitës politike në Kuvendin e Kosovës,  duke u marr me temat kryesore që janë fokus edhe i vet qytetarëve të Kosovës, si : Sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik, liberalizimi i vizave, shëndetësia dhe mirëqenia sociale, fqinjësia e mirë  me vendet e rajonit, e jo të përfaqësohet në foltoren e Kuvendit me deputet që s’dinë as të përgatisin fjalime, e aq më pak të i lexojnë ato. Të tillët,  deputet opozitar si ata të PAN-it, vetëm nder i bëjnë qeverisë Kurti, se për kritikë opozitare as shenjë nuk ja lënë. 

Të ngjashme