Petrit Musa nga Mitrovica, ditë më parë kishte gjetur në rrugën ‘Evlia Qelebiu’ në Mitrovicë një telefon iPhone 6.
Ai nuk e përvetësoi telefonin, por menjëherë ua dorëzoi zyrtarëve policorë në stacionin jugor të Mitrovicës.
Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, ka thënë se gjesti i mirë i qytetarit, i cili telefonin e gjetur në rrugë e raportoi në polici, mundësoi që të njëjtin policia t’ia kthej pronarit.
“Ditë më parë në stacionin policor në Mitrovicë, ankuesi shtetas i Republikës së Shqipërisë kishte raportuar humbjen e telefonit iPHONE 6 në vlerë 600 euro. Gjesti i mirë i qytetarit Petrit Musa nga Mitrovica, i cili kishte gjete në rrugë telefonin dhe e ka sjellë në polici, ka bërë që pas procedurave verifikuese telefoni t’i kthehet personit qe i përkiste”, ka thënë Zahiti.
Sipas tij, policia falënderon qytetarin për gjestin, duke vlerësuar lart sjelljen e tij, marrë në konsideratë se gjestet si ky forcojnë edhe më shumë besimin polici-qytetarë.