Mitrovicasi plagos veten në këmbë, arrestohet nga Policia

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ka plagosur veten në këmbë me pushkë ajrore.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Kqiq i madh të Mitrovicës rreth orës 16:00.

Pas tretmanit mjekësor i dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar pushka ajrore me një kuti me diabollë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës

Të ngjashme