Policia raporton se ka arrestuar dje në Mitrovicë një të dyshuar pasi që kishte rrahur nënën dhe motrën e tij.
Sipas Policisë njëra nga të sulmuarat ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër K-Shqiptare me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e cekur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në gjykatën për kundërvajtje në procedurë të shpejte”, thuhet në raport.