Të martën në orët e mbrëmjes ka shpërthyer gypi kryesor i Ujësjellësit Rajonal “Mitrovica”, i cili pritet të rregullohet sot në orët e pasdites.
Kështu tha në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i Ujësjellësit Rajonal të Mitrovicës, Niman Baliu.
Sipas tij, për shkak të shpërthimit të gypit kryesor e cila ndodhet tek xhamia “Haxhi Veseli”, veriu i Mitrovicës, disa lagje në Mitrovicë dhe disa fshatra përreth saj kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes.
“Sot është duke u punuar në sanimin e rrjedhjes në gypin kryesor tek xhamia ‘Haxhi Veseli’, i cili ka shpërthyer mbrëmë dhe për shkak të cilit disa pjesë të qytetit të Mitrovicës dhe rrethinës kanë mbetur pa ujë të pijes siç janë: qendra e qytetit të Mitrovices, veriu i Mitrovicës, Reka, Tuneli i parë dhe Stan Tergu. Sot gjatë ditës po planifikojmë që përfundon, ka thënë Baliu.