Në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme. E në garë për kryetar të Mitrovicës së Veriut janë edhe dy kandidatë shqiptarë.
Për fitoren e njërit nga dy kandidatët shqiptar, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Gonxhe Çaushi nga PDK-ja, qytetarët po shprehen pak skeptik, ani pse do të donin që fitorja t’iu takonte shqiptarëve.
Elisa Ahmeti, qytetar, thotë se fitorja duhet të iu takoj shqiptarëve pasi Kosova i takon vetëm shqiptarëve.
“Gjasat me fitu janë të vogla pasi atje ka shqiptar më pak, mirë ish kanë me votu të gjithë aty të cilët janë tonët në atë anë dhe përafërsisht të fitojnë. Shqiptarët duhet të kenë fitoren pasi qe Kosova është e jona vetëm e shqiptarëve”.
Ai shprehet se jeta e qytetarëve të veriut është e rëndë, pasi që nuk ekzistojnë kushte infrastrukturore, duke shtuar se në këtë anë është i nevojshëm ndërrimi i qeverisjes.
“Jeta e qytetarëve andej kah veriu është shumë e dobët pasi nuk ka përkujdesje të madhe. …Qeverisja duhet të ndërrohet gjithsesi pasi që pak po punojnë në atë drejtim”, shprehet Ahmeti.
Ndërsa, Slavica Lazic, shprehet se për të ka pak rëndësi se cili nga kandidatët do të arrijë t’i marrë votat e mjaftueshme për të udhëhequr me komunat.
ëtSipas saj i rëndësishëm është ai që do përmirësojë jetën e qytetarëve në këtë pjesë.
“Unë votova dhe pres që çdo gjë të shkojë mirë sot. Nuk mund ta përcaktojë fituesin po nuk është me rëndësi individi që do fitojë por e rëndësishme është ai që so ta përmirësoj jetën e qytetarëve tanë këtu”.
Kujtojmë se 4 kryetarët serbë të këtyre komunave dhanë dorëheqje shkaku i taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.