Mitrovicë: Pas grindjes me gruan, burri ia vë flakën shtratit bashkëshortor

| 10 Qer 2023 | 10:23 | Nga

Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar për dhunë në familje dhe për zjarrëvënie. I dyshuari fillimisht kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes e pastaj ia kishte vënë fjalën shtratit të dhomës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, në Mitrovicë, ka njoftuar policia.

Gruaja ka raportuar në policia se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Në shenjë revolte, burri më pas i ka vënë zjarrin shtratit bashkëshortor në dhomën e tyre të fjetjes.

“Zjarri është lokalizuar ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, në raportin e saj ditor.

Të ngjashme