Mitrovicë: Pas një mosmarrëveshje, burri sulmoi fizikisht gruan e tij

Prishtinë | 14 Maj 2023 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një person në Mitrovicë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“DHUNË NË FAMILJJE- Mitrovicë 13.05.2023 – 22:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.”

Të ngjashme