Mitrovicë, vazhdon lirimi i hapësirave publike dhe inspektimi i vendimit për pushim në ditën e diel

Prishtinë | 23 Gus 2020 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës, gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se ka ndërmarr një aksion për lirimin e hapësirës publike, tek njëri nga lokalet i cili shtrihet përgjatë sheshit të qytetit.

“Në prani të zyrtarëve komunal dhe zyrtarëve policor, subjekti afarist respektoi vendimin komunal dhe ka liruar vetë hapësirën publike”.

“Me këtë rast drejtori i Inspekcionit, Fidan Ademi bënë thirrje tek të gjitha bizneset që të pajisen me dokumentet e kërkuara për shfrytëzimin e hapësirave publike, në të kundërtën do të merren masa ndëshkuese në përputhshmëri me ligjet dhe rregulloret ne fuqi”.

“Po ashtu drejtori njoftoi, se janë duke u inspektuar të gjitha bizneset për respektimin e orarit të punës përkatësisht, vendimit të kryetarit Agim Bahtiri për pushim që nga kjo e diel”, thuhet në njoftimin e komunës.

Të ngjashme