Banorët në fshatin Breg Lumë të Kukësit ndihen të rrezikuar nga disa miza, të cilat janë shfaqur ditët e fundit në këtë zonë.
Ata janë të frikësuar sepse sipas tyre kanë nisur të shfaqen disa pulla të kuqe tek fëmijët dhe mund të përhapet ndonjë epidemi, shkruan citynews.
Banorët gjithashtu thonë se mizat janë shfaqur si rezultat i thatësirës dhe rënies së nivelit të ujit tek liqeni i Fierzës.
Ndërkohë, specialistët e Shëndetit Publik kanë dal në terren për të analizuar situatën.