“Mjaft ma”, Gërvalla i drejtohet Haradinajt pasi ky i tha Kurtit se “po rren” dhe “po mashtron”

Prishtinë | 02 Pri 2026 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministrja e vendit, Donika Gërvalla i ka reaguar kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po fliste nga foltorja e Kuvendit edhe pasi kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ia ndali fjalën për “gjuhë joparlamentare”, raporton Ekonomia Online.

Gjatw fjalimit tw tij Haradinaj iu drejtuar kryeministrit Kurti duke i thënë se “po mashtron” dhe “po rren”.

Pas kwsaj gjuhe tw Haradinajt, Gërvalla i reagoi ashpër nga ulësja e saj në Kuvend, duke ia drejtuar edhe gishtin nga ulësja e tij e deputetit.

“Mjaft ma”, dëgjohet duke thënë Gërvalla. “Shko”.

Të ngjashme