Vetëm një ose dy cigare marihuane janë të mjaftueshme për të ndryshuar strukturën e trurit të një të riu, kanë paralajmëruar shkencëtarët.
Kjo drogë mund të shkaktojë ndryshime që ndikojnë në gjasat për t’u prekur nga ankthi ose paniku, thuhet në një studim të realizuar së fundmi.
Hulumtuesit gjetën se vajzat dhe djemtë 14 vjeçarë të ekspozuar ndaj THC-së – përbërës kimik psikoaktiv në kanabis – kishin një vëllim më të madh të lëndës gri në trurin e tyre.
Kjo do të thotë se indet në zona të caktuara janë më të trasha, si dhe është gjetur se kjo ndodh në të njëjtat zona që preken nga marihuana.
Ekspertët thonë se trashësia e indit të trurit është e kundërta e asaj që zakonisht ndodh gjatë pubertetit, kur materia e trurit të adoleshentëve bëhet me e hollë dhe më të rafinuar.