Mjegull e dendur në ultësira, më shumë diell në zona malore

Prishtinë | 13 Dhj 2025 | 19:21 | Nga Ekonomia Online

Fundjava dhe fillimi i javës së ardhshme do të karakterizohen nga mjegull e dendur në ultësira, e cila në disa zona pritet të mos shpërndahet as gjatë ditës, sidomos të dielën dhe të hënën.

Ndërkohë, zonat kodrinoro-malore do të kenë kushte më të mira me kthjellime dhe intervale më të gjata me diell.

Temperaturat minimale do të zbresin deri në -3°C, ndërsa maksimalet në zonat me mjegull do të luhaten nga 1°C deri në 4°C, me rritje lokale deri në 7–8°C.

Nga e marta pritet shpërndarje e mjegullës dhe më shumë rreze dielli, me temperatura maksimale deri në 9°C.

Të ngjashme