Mjekët e Emergjencës në QKUK të gatshëm për festat e fundvitit

Prishtinë | 31 Dhj 2023 | 12:51 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Klinikën e Emergjencës së QKUK-së janë bërë të gjitha përgatitjet që stafi të jetë sa më i plotësuar për t’u dalë në ndihmë mjekësore qytetarëve që kanë nevojë në natën e ndërrimit të moteve, raporton Ekonomia Online.

Kështu ka deklaruar për Ekonomia Online, drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.

“Jemi në natën e Vitit të Ri dhe Qendra Emergjente si zakonisht është e përgatitur si në aspektin e personelit që janë ekipet kujdestare e po ashtu edhe në aspketin medikamenteve dhe materialeve hargjuese. Jemi të përgatitur që t’i trajtojmë të gjitha ato raste që kërkojnë trajtim emergjent dhe që kërkpjnë ndihmë në qendrën emergjente”, tha Syla.

“Janë ekipet kujdestare të cilat e mbajnë atë barrën kryesore. Janë ekipet që kanë qenë, mirëpo thënë të drejtën nuk është bërë diçka ekstra që të përgatitemi më shumë edhe pse presim një rritje të madhe të pacientëve, dashtë Zoti të mos ketë. Pra kjo është diçka e zakonshme në emergjencë”, u shpreh Syla, teksa apeloi te qytetarët që të festojnë pa armë e pa mjete piroteknike.

Të ngjashme