Në Klinikën e Emergjencës së QKUK-së janë bërë të gjitha përgatitje që stafi të jetë sa më i plotësuar për t’u dalë në ndihmë mjekësore qytetarëve që kanë tnevojë në natën e ndërrimit të moteve
Kështu ka deklaruar dokroti Erolind Dërmaku.
“Klinika emergjente është e përgatitur, ka rritur stafin, ka marrë mjetet që duhen për kësi raste, një problem është numri i vogël e shtretërve që posedojmë si emergjencë”, tha ai për RTK.
Sipas tij Emergjenca ka vetëm 15 shtretër.
Ai tha se zakonisht në ndërrimin e motvoteve ka raste të lëndimeve të qytetarëve nga festimet që i bëjnë në ndërrimin e vitit.
“Unë bëj apel që të festohet në mënyrë të moderuar dhe të festohet sipas instruksioneve”, tha doktori.