Mijëra mjekë e infermierë kanë marshuar në qendër të kryeqytetit Madrid, duke protestuar kundër privatizimit të ngadalshëm të sistemit të kujdesit shëndetësor.
Protestuesit kanë bërë thirrje që shërbimet publike të shëndetësisë të mbrohen në kulmin e pandemisë së koronavirusit.
Tani, pothuajse çdo javë, mjekët dhe infermierët po marshojnë dhe protestojnë, por demonstratat kanë pasur ndikim të vogël. Mjekët e intervistuar kanë thënë se Qeveria rajonale është njoftuar për kërkesat, porse nuk ka marrë asnjë veprim konkret për ta ndryshuar gjendjen.
Prej muajit mars, kur filluan masat kundër përhapjes së koronavirusit në Spanjë, personeli i shëndetësisë ka shprehur shqetësimin për kushtet në spitale e ambulanca publike. Qeveria djathtiste e Madridit vlerëson se infermierët dhe mjekët po manipulohen nga udhëheqësit e sindikatave të tyre