Mjekët e Shkodrës në protestë: 30 vjet burg për dhunuesit e tyre

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

 

Mjekët e spitalit të Shkodrës kanë protestuar mëngjesin e sotëm për t’i thënë ‘ndal dhunës ndaj bluzave të bardha’.

 Ata shprehen së kërkojnë mbrojtje dhe respekt për punën dhe kontributin e tyre në shërbim të shoqërisë.

‘Nëse flitet që për ata që shkelin barin në fushën e futbollit të dënohen 3 vjet, ata që dhunojnë mjekët e kanë pak edhe 30 vjet’ është shprehur një nga mjekët. 

Kujtojmë që edhe mjekët e QSUT filluan protestën e tyre ditën e djeshme pasi dhuna ndaj bluzave të bardha ëshët shtuar kohët e fundit.

Disa ditë më parë u dhunua një specializante në QSUT.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme