Ekspertët janë hedhur në kërkime për të gjetur shenjat të cilat i paraprijnë një sulmi në zemër dhe kanë arritur shpesh rezultate të ndryshme.
Sipas mjekëve, dallimi kryesor mes sulmit në zemër dhe të djegurës në zemër, karakterizohet me probleme në frymëmarrje dhe jo me të djegurit në zemër.
Në aspektin mjekësor, të djegurit në zemër dhe sulmi në zemër, duket se kanë tipare të përbashkëta, por faktikisht nuk kanë asnjë ngjashmëri.
Derisa sulmi në zemër është një sëmundje që ndodh kur ka humbje të furnizimit me gjak në muskulin e zemrës, të djegurit është vetëm një simptomë e shkaktuar nga fluksi i acidit të stomakut deri në tubin e ushqimit.
Edhe pse dhimbja shfaqet në gjoks, nuk është e lidhur me zemrën.
Megjithatë, mjekët këshillojnë që të jemi të kujdesshëm në lidhje me shtrëngimet dhe dhimbjet në gjoks, sepse mund të jenë edhe si paralajmërim ose simptomë e sulmit në zemër.