Mjekët paralajmërojnë protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

Prishtinë | 31 Tet 2024 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka vendosur të organizojë një Protestë më 14 Nëntor, në ora 11:00,para Ministrisë së Shëndetësisë.

FSSHK-ja ka njoftuar se vendimi për protestë u mor në mbledhjen e rregullt të Kryesisë që u mbajt sot, ku u diskutuan sfidat kryesore që po përballet sektori i shëndetësisë në Kosovë.

“Me këtë protestë, FSSHK shpreh pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5, si dhe mos nënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale”

“FSSHK thekson se këto veprime pengojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe zhvillimin e një sistemi shëndetësor më të qëndrueshëm dhe të drejtë për të gjithë profesionistët shëndetësor”, thuhet në njoftim. 

Të ngjashme