Është mbajtur trajnimi i stafit mjekësor, 50 psikologë, 4 psikiatër, 1 epidemiolog dhe mjek, që do të udhëtojnë në Shqipëri, raporton Ekonomia Online.
Stafit mjekësorë iu ndalua që gjatë vizitës në Shqipëri të publikohen fotografitë, videot dhe identiteti i personave të cilëve u ipet ndihma psikologjike.
Sipas Shoqatës së Psikologëve të Kosovës “Intelekti” në të kaluarën ka pasë keqpërdorime dhe manipulime me fotografitë dhe identitetin e personave që u është dhënë ndihma, e që u cilësua si krim.
Psikologu nga Shoqata e Psikologëve të Kosovës “Intelekti”, Ilir Havolli, tha se në individë të caktuar dhe mediet po bëjnë propagandë sepse gjendja nuk është e tillë siç po raportohet.
“Ne vërtetë nesër do të shohim se sa njerëz kanë përjetuar trauma sepse nuk është gjendja ashtu siç po raportohet. Ne i kemi ekipet në terren dhe e dimë se çfarë po ndodh. Disa individë dhe medie po propagandojnë”.
“Arsyeja e kësaj mbledhje është një takim informues rreth kandidatëve të cilët janë përzgjedh më ofrua shërbime psikiatrike dhe psikologjike në zonat e prekura nga tërmeti. Ne si shoqatë në koordinim me shoqatën e Shqipërisë kemi ofrua shërbime psikologjike gjatë datës 26,27,28 dhe mënyra e nesërme dhe organizimi i sotëm përkon me shkuarjen në mënyrë të organizuar. Si profesionist do të shkojmë pasi kemi përvojë edhe nga lufta e fundit në Kosovë, në menaxhimin e krizave”.
Ai tha se janë përcaktua zonat problematike dhe mjekëve u është bërë e ditur se atje nuk po shkohet për shëtitje, por për të ofruar shërbime psikologjike për gjithë ata që kanë nevojë.
“Nesër do të nisemi pre Prishtinës 50 kandidatë, në kuadër të tyre 45 psikolog dhe profesion të tjerë shëndetësor. Në Shqipëri na bashkohen dhe 15 kandidatë tjerë apo psikolog tjerë që janë aktivist të shoqatës në kuadër të shoqatës së Shqipërisë. Janë përcaktua zonat problematike e kemi ftuar kandidatët me i vetëdijesua se nesër nuk shkojmë për shëtitje por për të ofruar shërbime psikologjike për gjithë ata që kanë nevojë”, tha ai, raporton Ekonomia Online.
Psikiatri Sami Rexhepi tha se njerëzve në Shqipëri duhet t’u tregojmë se ata nuk janë vetëm dhe të kujdesemi që ata të marrin shërbime psikologjike.
Rexhepi u tregua i rreptë me stafin mjekësorë. Tha se secili mjek qe publikon fotografi të personave me fytyrat e tyre, do të paditet personalisht nga Rexhepi.
“Ata nuk janë vetë, nuk duhet të kalojnë në stres kronik. Po ju lus foto me fytyra është vepër penale, besoni që unë ka me ju paditë. Ta dini që është dikush që po kujdeset për shëndetin e popullatës. Duhet ta mësojmë atë popullatë që të mos abuzojnë”, ka thënë ai.