Mjekët të habitur, brokoli po zëvendëson terapitë për diabetin

Prishtinë | 07 Maj 2023 | 21:22 | Nga Ekonomia Online

Brokoli është një nga ushqimet më të shëndetshme dhe këtë e dinë të gjithë. Por shumë pak e dinë që në fakt brokoli ndihmon diabetikët që të mbajnë në kontroll glukozën.

Lajmi është bërë i ditur nga një grup shkencëtarësh të cilët thonë se kanë zbuluar një përbërës tek brokoli që duket i dobishëm për të luftuar sëmundjen.

Shkencëtarët studiuan mijëra bimë

Interesantë për kërkimin farmakologjik është qasja ku shkencëtarët e Universiteti Lund në Zvicër kanë arritur që të zgjedhin pikërisht molekulën e pranishme në brokoli si një trajtim të mundshëm. Bëhet fjalë për trajtimin e diabetit të tipit 2, i bazuar në 50 gjene të shprehura në indet e mëlçisë së sëmurë.

Më pas shkencëtarët testuan mijëra përbërës, saktësisht 3853, që besohet se mund të kishin gjenet e mundshme për kurim. Në mesin e tyre, ata kanë identifikuar sulforanin, që gjendet tek shumë bimë por në nivele më të larta janë identifikuar tek brokoli, që janë në gjendje të ndikojnë në luftimin ndaj sëmundjes.

Testimet e kryera

Ky përbërës ka reduktuar prodhimin e glukozës në qelizat e mëlçisë. Tek minjtë ka treguar se është në gjendje që të zhvendosë gjenet e mëlçisë në një gjendje që janë pak më të ngjashme me atë të sëmundjes. Së fundmi ky përbërës është testuar edhe tek qindra pacientë me diabet tipit 2.

Në këtë rast, brenda tre muajsh pacientët që kanë ekstrakte të koncentruar të brokolit, kanë pasur një rënie të nivelit të glukozës në gjak. Përbërësi ka funksionuar veçanërisht tek ata pacientë që vuanin nga diabeti i tipit 2.

Jo vetëm diabetinSulfurani më herët ka qenë objekt i hulumtimeve të shumta, në veçanti për efektin e tij mbrojtës kundër kancerit, ndoshta për shkak të kapacitetit të tij anti-oksidant. Sipas një studimi të fundit, përbërësi mund të jetë i dobishëm në kontrollin e obezitetit.

Përdorimi i sulfuronit si një terapi për diabetin është parë me interes të veçantë, duke pasur parasysh se nga kjo sëmundje vuajnë rreth 300 milionë njerëz në të gjithë botën dhe një pjesë e tyre 15% nuk mund të marrin trajtime standarde, për rreziqet që i shkaktohen veshkave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme