Mjekët: Uji i ndotur, shkaktar për infeksionet e rënda

Prishtinë | 03 Nën 2018 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Sipas mjekut infeksionit Tritan Kalo gati 95 përqind e infeksioneve urinare shkaktohen nga bakteri Echerichia Colli. Top Channel një ditë më parë tregoi se disa lloje uji të ambalazhuar rezultoi i prekur nga bakteret “echerichia colli” dhe “entorococcu”.

Konsumatori vendas refuzon uji e rebunetit me idenë se uji i ambalazhuar është më cilësorë. Ndërkohë në gotën e tij mund të ketë ujë me infeksione qe vijne nga fekalet. Keto produkte qe dolen te infektuara rezultojne te jene te licensuar nga ministria e bujqësisë dhe te kontrolluar nga autoriteti kombëtarë i ushqimit.

“Escherichia Colli dhe entorococcu janë dy mikroorganizma që ndeshen shpesh në pathologjitë mjeksore. I pari escherichia colli është shkaktar në 75-95% i infeksioneve urinare. Ndërsa entorococuu së bashku me escherichia collin mund të izolohen dhe në pathologji të tjera që kanë të bëjnë me tubin tretës. Sikundër janë helmimet ushqimore, gastrohenteritet ose infeksione që janë më të gjeneralizuara që prekin tubin tretës dhe dalin në qarkullimin e gjakut të këtyre mikroorganizmave duke dhënë gjendje të infeksioneve të gjeneralizuara që njihen me termin sepsis me prekje të vëcantë në aparatin urinar pranë në veshka”, u shpreh mjeku infeksionist, Tritan Kalo, transmeton TCH.

Minimalisht një individ në ditë konsumon 1 litër e gjysmë ujë, nëse ai pinë ujin e ambalazhuar me fekale atehërë pasojat për shëndetin e tij mund të jenë shumë serioze.

“Prandaj duhet bërë kujdes me e.colli O 157/7 që mund të japi një sindromë shumë të thellë shumë të keqe mund të jetë dhe vdekjeprurës që quhet sindromi emolitik uremik”, deklaroi Kalo.

Edhe pse shqiptarët paguajnë faturen e ujit, jo gjithmone uji në rubinet është i pijshëm për këte arsye ata i drejtohen ujit të ambalazhuar. Sipas analizave të gjashtë llojeve të ujit të ambalazhuar që u bënë me kërkesën tonë nga laboratori shtetëror në Institutin e Shëndetit Publik, tre prej tyre rezultuan më baktere të dëmshme që gjenden në ujërat e kanaleve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme