Mjekja nga Gjilani, 3 anëtarë të familjes Shaqiri më ikën nga klinika, kur dyshova për Coronavirus

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Mjekja e QKMF’së në Gjilan, ka treguar se se si pacientët e infektuar me koronavirus të familjes Shaqiri, kishin ikur kur mjeket kishin dyshuar se janë të infektuar me Coronavirus

Dje u raportua për 26 të infektuar me Coronavirus, ku 11 raste vinin nga qyteti i Gjilanit. Këta persona sipas IKSHP raportohet se janë të afërmit e vajzës që erdhi nga Gjermania, që u identifikua vetëm tre ditë më parë, kjo për shkak të pa përgjegjshmërisë se pacientes e cila nuk kishte treguar që kishte pasur histori udhëtimi.

Duke mos mjaftuar vetëm kjo, pacienti 50 vjeçar nga po kjo familje, ishte larguar nga ambulanta QKMF në Gjilan kur doktoresha që e kishte kontrolluar kishte dyshuar që është me Coronavirus.

Meriat Ahmeti Krasniqi, mjeke në QKMF të Gjilanit ka treguar në Facebook, se si ky pacient 50 vjeçar dhe dy të tjerë të kësaj familje(Shaqiri) që kishin gënjyer dhe mohuar që kishin pasur kontakt ose udhëtuar në vendet ku kishte shpërthyer pandemia.

Sipas mjekës, kjo gjendje nuk do ishte krijuar nëse qytetarët në këtë rast, pacientet, do të tregoheshin të sinqertë me mjeket, e jo duke rrezikuar të infektonin edhe qytetar të tjerë dhe mjekët e QKMF’ve.

Sipas testeve mjeket që kanë pasur kontakt me këta pacient që tashmë kanë rezultuar pozitiv, fatmirësisht kanë dalur negativ me Coronavirus.

Të ngjashme