Mjeku australian bën apel që të lihet duhani për t’u mbrojtur nga Coronavirusi

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Një mjek britanik ka bërë thirrje që duhanpirësit të heqin dorë menjëherë nga cigaret, nëse duan të mbrohen nga infektimi me koronavirus.

Raportohet se njerëzit që më herët kanë pasur probleme me mushkëri janë veçanërisht të rrezikuar nga virusi i ri, që filloi të përhapej së pari në Kinë.

Dr. Norman Swan tha se personat e varur nga nikotina janë më të ekspozuar ndaj rrezikut për t’u infektuar.

“Nëse ju jeni duhanpirës, mushkëritë tuaja janë më të brishta dhe ato prodhojnë më shumë receptorë ku virusi Covid-19 mund të strehohet”, tha ai në programin ABC.

Në rrezik më të madh gjithashtu janë njerëzit që vuajnë nga problemet e zemrës dhe diabeti, shkruan “Daily Mail”.

Paralajmërimi i mjekut australian erdhi pas raportimeve të javës së kaluar se zjarrfikësit vullnetarë janë të rrezikuar nga virusi për shkak të tymit që e kanë thithur dhe i cili ka ndikuar për të keq në mushkëritë e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme