Pulmologu i QKUK’së, Shpëtim Thaçi, ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës të qëndrojnë edhe së paku dy javë në shtëpi në mënyrë që të mos mundësojnë përhapjen e COVID-19.
Doktorantë në Universitetin e Prishtinës ka thënë se bazuar në hulumtimet shkencore dhe statistikat që po publikohen nga shkencëtarët e botës, në Kosovë mund të ketë rreth 240 persona të prekur me koronavirus.
“Çdo njëri, të qëndrojë në shtëpi së paku 2 javë”, ka kërkuar ai.
“Meqë Kosova gjendet në ditën e 14-të dhe janë identifikuar 24 raste pozitive me SARS-CoV-2, rrjedhimisht sipas ketyre të dhënave në Kosovë mund të janë 240 raste të infektuara me këtē virus”, ka shkruar pulmokogu i QKUK’së.
Këto të dhëna i ka bazuar në gjetjet e epidemiologut dhe profesorit të Universitetit të Edinburgut, z. Igor Rudan.
“Në bazë të të dhënave epidemiologjike të fundit nga epidemiologu i shquar me famë botërore, profesor i Universitetit të Edinburgut, z. Igor Rudan, tregohet qartë mënyra se si ky virusi atakon kaq shumë njerëz, shih te dhënat më poshtë:
Dita 0 – 1 i infektuar = 0 të sëmurë
Dita 7 – 10 të infektuar = 1 sëmurë
Dita 14 – 100 të infektuar = 10 të sëmurë
Dita 21 – 1000 të infektuar =100 të sëmurë
Dita 28 – 10,000 të infektar = 1000 të sëmurë
Dita 35 – 100,000 të infektuar = 10000 …
Dita 42 – 1,000,000 të infektuar = 100,000…
Dita 49- 10,000,000 të infekekt= 1.000.000…”.
Deri tash në Kosovë janë prekur 24 persona me koronavirus. Së pari është lajmëruar në Klinë e Viti. Pastaj Malishevë, Podujevë, Gjakovë, Prishtinë, Lipjan.
Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për t’i bërë ballë virusit që është përhapur në shumicën e vendeve të botës. E ka shpallur edhe “Gjendjen e emergjencës së shëndetit Publik”, ku shtetit i lejohet të përdor secilin resurs publik e privat për ta mposhtur virusin.
Koronavirusi ka prekur shumicën e vendeve të Europës përfshirë edhe vendet e rajonit, si Shqipëria, Maqedonia, Serbia e Mali i Zi.
Koronavirusi nisi në Wuhan të Kinës ku fillimisht virusi ishte përcjell nga shtazës e më vonë kaloi edhe te njeriu. Ende s’është gjetur vaksina me të cilën do të parandalohej shpërndarja e virusit. Për t’u mbrojtur nga ky virus kërkohet të mos kini kontakte me njerëz, të mos qëndroni në ambiente të mbyllura dhe t’i kushtoni kujdes higjienës, duke përfshirë larjen e shpeshtë të duarve.
Deri më tash, shumica e të prekurve me koronavirus janë shëruar. Kanë pasur probleme vetëm të moshuarit dhe ata që kanë pasur edhe më herët probleme shëndetësore.
Nga data 08.02.2020 deri me 20.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 417 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej njëzet e katër raste kanë rezultuar pozitive.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.
IKSHP’ja edhe një herë ka bërë thirrje për të qëndruar në shtëpi.
Edhe mikrobiologu Lul Raka ka kërkuar nga qytetarët që të jenë shumë të disiplinuar, pasi tani por sipas tij po futemi në dy javët vendimtare për jetë e më të dashurve tanë.
“Të dashur qytetarë të Kosovës. Po futemi në dy javët vendimtare për jetët e më të dashurve tanë. Pasi që nuk kemi as vaksinë e as ilaç kundër koronavirusit, arma e vetme na mbetet disiplina dhe kujdesi”, ka shkruar Raka në Twitter.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi. “Fatin e përballjes e keni në duart tuaja, ju lutem rrini në shtëpi”, ka shkruar Raka në rrjetin social.