Mjeku i Shtëpisë së Bardhë tha mbrëmjen e djeshme se Presidenti Donald Trump nuk ka simptoma që lidhen me koronavirusin dhe karantina është e panevojshme edhe pasi ai ra në kontakt me dy individë që kanë virusin.
Sean Conley, mjeku i Shtëpisë së Bardhë, shkruajti se Trump “për pak kohë ra në kontakt” me një individ me të cilin bëri një foto.
Ai person është Fabio ëajngarten, sekretari i shtypit për Presidentin brazilian Jair Bolsonaro, raportoi më parë CNN.
Wajngarten filloi të tregojë simptoma të koronavirus tre ditë pas takimit me Trump dhe më pas rezultoi pozitiv me Covid-19, shkroi Conley.