Mjeku i Shtëpisë së Bardhë Sean Conley ka thënë se Donald dhe Melania Trump janë mirë me shëndet pasi janë prekur me COVID-19.
“Presidenti dhe Zonja e Parë janë të dy mirë në këtë kohë, dhe ata planifikojnë të qëndrojnë brenda Shtëpisë së Bardhë gjatë mjekimit të tyre”.
“Ekipi mjekësor i Shtëpisë së Bardhë dhe unë jemi duke i shikuar gjendjen e tyre shëndetësore dhe vlerësojë mbështetjen e ofruar nga disa prej profesionistëve dhe institucioneve më të mëdha mjekësore të vendit tonë”.
“Të jeni të sigurt, unë pres që presidenti do të vazhdojë kryerjen e detyrave të tij pa ndërprerje gjatë rikuperimit, dhe unë do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim në të ardhmen”, ka thënë Conley.