Mjeku Ilir Arifi rezulton pozitiv me COVID-19 në Gjermani pasi u kthye nga Kosova

Prishtinë | 14 Gus 2020 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Pas qëndrimit në Kosovës, mjeku Ilir Arifi ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në Gjermani.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ka simptoma serioze si pasojë e infektimit me Coronavirus.

“Duke pasur për qellim senzibilizimin e masës për seriozitetin e sëmundjes COVID-19, ju njoftoj se në dy testime të realizuara në Gjermani, pas kthimit nga Kosova kam rezultuar SARS-Cov-02 pozitiv dhe poashtu kam simptoma serioze”.

“Ata që e kanë kaluar dhe poashtu ata qe janë duke u përballur me këtë virus e dijnë seriozitetin e tij. Ju lutem bëni kujdes të shtuar”.

https://www.facebook.com/ilirarifi90/posts/10220626927157967

Të ngjashme