Mjeku kosovar shpëton një fëmijë në Durrës

Prishtinë | 28 Gus 2019 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Qendrës Emergjente, Basri Lenjani, ka treguar një rast i cili ka ndodhur në plazhin e Durrësit.

Ai tregon se si arriti të shpëtojë një të mitur pasi që ishte goditur nga rryma.

Ky është postimi i tij i plotë në llogarinë e tij në Facebook:

Të shpëtohet një jetë fëmiu s’ka gjë më

të bukur

Në mesditë ne plazhin e Durrësit tek Shkëmbi i Kavajës ndodh një ngjarje aksidentale kur fëmiu 7 vjeçar pëson goditje nga rryma elektrike.

Ndëgjojë bërtimat e familjarëve,vrapojë menjeherë te shoh se çka po ndodhë dhe pa humbur kohë marrë masat e menjëhershme duke larguar nga zona e rrezikshmërisë fëmiun e aksidentuar,duke vendosur viktimën në një zonë më të sigurt.

Fillojë menjëherë me masat emergjente specifike BLS-ABC tek goditja elektrike në vendin e ngjarjes: për 1 minutë vlerësim i shpejtë i shenjave jetësore 5 minuta BLS-ABC dhe pas stabilizimit të shenjave jetësore 4 minuta transport me kujdes deri në njësinë e kujdesit urgjent afër plazhës. Pas vlerësimit nga stafi mjekësor i njësisë të ndihmës së parë fëmiu urgjent tranportohet në spitalin e Durrësit për trajtim të mëtutjeshëm.

Përgëzojë stafin mjekësor të njësisë së Durrësit për profesionalizëm dhe qasje të shpejtë emergjente.

Ju falenderojë shumë kolegë dhe urojë suksese në vazhdimësi në profesionin tuaj të shenjtë.

Të ngjashme