Mjeku kujdestar: Pacienti i vdekur në Lipjan nuk është ai që shihet në video

Prishtinë | 06 Shk 2022 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Dje u raportua për një 56-vjeçar që dyshohet se vdiq për shkak se nuk i është dhënë ndihma mjekësore.

Këtë e mohoi drejtori i QMKF-së në Lipjan, Agim Krasniqi. Ai i tha Sinjalit se nuk ka qenë punë e neglizhencës por Policia po e heton.

E në lidhje me këtë rast ka qarkulluar edhe një video ku në QKMF në Lipjan nuk funksiononte aparati i EKG dhe nuk mund t’i jepeshin shërbime një pacienti i cili kërkonte ndihmë nga mjeku.

Por sipas mjekut Faruk Gashi, që ishte kujdestar dje, nuk ekziston lidhje mes videos dhe pacientit që ka ndërruar jetë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se pacienti në video nuk është personi që ka vdekur.

Policia e Kosovës ka nisur një hetim në lidhje me vdekjen e tij, ndërsa një dëshmitar ka thënë se i ndjeri ka kërkuar ndihmë për rreth 30 minuta por nuk është marrë parasysh nga mjekët.

“Sot kemi pranuar informatën, për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur në QKUK në Prishtinë. Bëhet fjalë për personin: M.G,  mashkull, 56 vjeç  nga rrethina e Lipjanit. Me të marrë informatën policia ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore  me synim sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Ka kërku ndihmë rreth gjysmë ore, askush nuk e ka marrë parasysh. Dhimbje të mëdha ka pasur, vonë ka ardhë një mjek. Sa e kam dëgjuar ka pasur dhimbje të barkut, gjoksit, kishte pasur sulm, urgjent është dashur t’i bëhet një EKG”, tha dëshmitari për T7.

Ky është njoftimi i dr. Faruk Gashit:

Përshëndetje të nderuar miq, Se pari dua të ju siguroj se rasti i videos dhe rasti i vdekjes së pacientit 56 vjeҫar janë raste krejtesisht të ndryshme dhe nuk kanë të bëjne me njera-tjetren. Pra pacienti i cili shihet në nje icizim të pa autorizuar dhe kunderligjor nuk është pacienti që ka ndrruar jetë. Pacienti që shihet në atë video është gjalle dhe është mire me shëndet. Me qellim të informimit të drejte të opinionit e bëjë këtë sqarim. Dje kam qenë kujdestar në QKMF në Lipjan , nga ora 7:00 në mengjes deri në 19:00 në mbrëmje. Kemi pasur fluks të madh të pacientëve, kemi qenë dy mjekë, dhe siç dihet kohën e pauzës e kemi me rregull nga 9:30- 10:30, për shkak të fluksit të madh të pacientëve unë kam dalur me vonesë në pauzë diku rreth orës 9:45. Në ora 10:06 më telefonoi mjekja me të cilën kemi qenë kujdestar dhe më ka thënë se nuk ka mjekë në emergjencë dhe duhet të shkosh deri sa të kthehen ekipa të cilët për mometin ishin në terren në një rast të rëndë. Sapo morra lajmin, shkova në emergjencë ku fillimisht ishin disa raste që morrën shërbimet e nevojshme, por pas disa ҫastesh vie pacienti tash i ndjere, Pacienti ka qenë bashkë me familjarë të cilët janë dëshmitarë për përkushtimin që kam pasur ndaj pacientit. Pacienti ishte duke u ankuar për dhembje lukthi të theksuar. Në bazë të simptomave kam dyshuar se te pacienti është duke u zhvilluar një infarkt. Pastaj bashkë me familjarët e kam ndihmuar pacientin të shtrihet në shtrat, dhe kam kërkuar që t’i bëhet EKG-ja. Motra e emergjencës më tha se nuk punonte aparati i EKG-së në emergjencë pastaj kemi ndihmuar pacientin të kalojë në pjesën e QKMF-se ku i kemi bërë EKG-në dhe e kam referuar për SHSKUK. Pacienti me familjarë u nis për në SHSKUK, por për pak minuta u kthyen sërish në emergjencë për shkak të përkeqësimit të gjendjes. Së bashku me familjarë e kemi vendosur pacientin në shtrat dhe kam filluar me reanimim kardiopulmonar. Unë isha duke e reanimuar kur u kthyen ekipa e emergjencës të cilët vazhduan me reanimim dhe e transportuan në SHSKUK. Më vonë jemi informuar që pacienti në fjalë ka ndërruar jetë në SHSKUK. Familjarët janë deshmitarë dhe janë prononcuar në media se vdekja e pacientit nuk është pasojë e neglizhencës time si mjek siç po linqohem në shumë tituj mediatik e as e stafit mjekësorë. Pas disa orësh është realizuar një video qëllimkeqe që të them të drejten nuk e di nga kush dhe me çfarë tendenca, sepse kemi pasur shumë pacientë dhe kemi qenë të angazhuar në kryerjen e detyrave tona. Për sa i përket suspendimit tim si mjek, nga drejtori i drejtoratit për të cilin kam respekt, mendoj qe është vendim i marrë nga mosinformimi i duhur i Drejtorit dhe duhet të rishikohet, sepse jo vetëm që nuk bëhet fjalë për neglizhencë, por kam qenë i angazhuar maksimalisht dhe me tërë qenjen time. Familjes së nderuar të pacientit që ka ndërruar jetë i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e të dashurit të tyre. Me Respekt, Dr. Faruk Gashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme