Një frikë për shëndetin e Vladimir Putinit u shfaq sot ndërsa mjeku kryesor rus i coronavirusit ishte infektuar me Covid-19 – një javë pasi u takua dhe shtrëngoi duart me liderin e Kremlinit.
Sipas medieve të huaja, Denis Protsenko, 44 vjeç, drejton spitalin e sëmundjeve infektive Konnunarka, i cili u vizitua nga presidenti Putin javën e kaluar.
Siç thuhet më tej, dyshja janë parë afër së bashku dhe dy herë shtrënguan duart pa veshje mbrojtëse.
Një takim u mbajt gjithashtu në zyrën e Protsenko me zyrtarë të tjerë të lartë, përfshirë zv/kryeministren ruse Tatiana Golikova, 54 vjeçe, e cila është përgjegjëse për politikën e coronavirusit të Rusisë.