Mjeku që e hapi ambulancën e parë “Nëna Terezë”

Prishtinë | 22 Kor 2018 | 12:01 | Nga

Ka hapur shumë dyer gjatë jetës së tij, por asnjëherë nuk ka bartur çelësa. Këtë ua linte të tjerëve. Vetë dëshironte t’i kryente punët. Dhe shpeshherë mbetej i vetëm. Megjithatë, nuk dorëzohej, pavarësisht sfidave. Ai tashmë ia kishte vënë qëllim vetes: t’u ndihmonte të tjerëve.

Edhe profesionin e kishte të tillë-human. Mjeku Ali Lahu (1960) ka shëruar dhe shëron shumë qytetarë të Komunës së Podujevës dhe të Kosovës në përgjithësi, shkruan sot “Koha Ditore”. Nëpër duart e tij kanë kaluar shumë nevojtarë. Por Lahu nuk mbahet në mend vetëm për këtë. Ai e hapi ambulancën e parë humanitare “Nëna Terezë”.

Atëkohë, në shtator 1993, ishte ambulanca e parë që po e sfidonte shëndetësinë publike (Shtëpinë e shëndetit), aty ku kishte filluar edhe vetë si mjek i përgjithshëm. Aty ku mori për herë të parë stetoskopin.

Ali Lahu e bëri edhe një hap që shumëkush nuk do ta bënte kurrë: ai zgjodhi ta shëronte me barnat e fundit që kishte një pacient në vend të vajzës së tij.

“Më 3 qershor 1986 kam diplomuar dhe më 4 qershor 1986 kam filluar punën në Shtëpinë e Shëndetit në Podujevë si mjek i përgjithshëm”, nis të rrëfejë Ali Lahu, tash i specializuar për mjekësi interne dhe i subspecializuar për reumatologji.

Për katër vjet me radhë po e kryente të njëjtën punë në Shtëpinë e Shëndetit. Kishte filluar “t’i dilte zani” në katër anët e Llapit. Por ai nuk dëshironte që dijen e tij ta jepte vetëm aty. Aktivitetin e tij donte ta shtrinte edhe në rrafshe të tjera. Pos që ishte nënkryetar i Degës së LDK-së në Podujevë, Ali Lahu e themeloi edhe Degën e shoqatës humanitare “Nëna Terezë” në këtë komunë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme