Mjeku që po merret me shërimin e Schumacher tregon gjendjen e legjendës së Formula 1

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Gjendja e Michael Schumacher ka filluar të përmirësohet ndjeshëm, por ende nuk ka ndonjë lajm më të detajuar.

Familja e legjendës së Formula 1 po e mban të izoluar gjendjen e tij dhe refuzojnë të flasin për mediat.

Por, doktori i tij Jean-Francois Payen ka thënë se terapia që po merr gjermani mund të zgjasë deri në tri vite.

“Ka një plan tre-vjeçar për terapinë e Schumacher”, ka thënë Jean-Francois Payen.

Francezi ishte mjeku i parë që konfirmoi se Schumacher nuk ishte në koma pas disa vitesh në të.

Payen gjithashtu ka zbuluar se ai e viziton rregullisht gjermanin.

“Unë ende e vizitoj Schumacherin dhe flasim me familjen e tij për ndonjë progres që unë e shoh”, ka shtuar më tej ai.

Kujtojmë se legjenda e Formula 1 kishte pësuar një aksident të rëndë në Alpet e Zvicrës duke u skijuar dhe që nga atëherë është duke u mjekuar. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme