Ortopedu – Traumatologu, Bujar Muqolli, kryemjek i njërës nga klinikat më të njohura spitalore në Vjenë, “Donauspital”, është ndër të parët shqiptarë që është vaksinuar ndaj koronavirusit në Austri.
Ai së bashku me stafin e tij mjekësor, sot ka bërë vaksinimin në vendin e tij të punës në “Donauspital”.
“Edhe ne mjekët po vaksinohemi. Edhe unë sapo e mora vaksinën. Askush nuk duhet të ketë frikë dhe të jetë skeptik ndaj vaksinës. Uroj dhe shpresoj që vaksinimi im të jetë një motiv për ta marrë edhe të tjerët. Marrja e vaksinës është e vetmja shpresë t’i kthehemi jetës normale”, ka thënë doktor Muqolli në një prononcim për “albinfo”.
Ai së bashku më vëllain e tij, Fisnik Muqollin, janë bërë emra të njohur jo vetëm në spitalin ku ata të dy punojnë, por kanë ngritur edhe emrin e shqiptarëve në mjekësinë evropiane.
Vaksinimi në Austri ka filluar që nga 27 dhjetori. Fillimisht vaksinimi është duke u kryer në shtëpitë e pleqve dhe stafet mjekësore.