Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati ka konfirmuar për Ekonomia Online se që nga fillimi i vitit të ri shkollor do të do të angazhojnë dy ekipe moblie që do të merren renovimet e vogla nëpër shkolla.
Sipas Musmuratit, mjeshtri i shkollës do të jetë në dispozicion 24/7, për probleme të ndryshme teknike, duke shtuar se ky projekt është realizuar në bashkëpunim më Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB).
“Mjeshtri i shkollave është një projekt që jemi duke e zhvilluar bashkë me Ndërmarrjen Publike Banesore, është hera e parë që në komunë të Prishtinës po bëjmë një projekt të tillë, ideja pse e kemi themeluar edhe praktikisht kah na ka ardh ideja për me themeluar mjeshtrin e shkollës është prej nevojës të madhe të shkollave”.
“Mjeshtri i shkollës nënkupton që në Ndërmarrjen Publike Banesore do të jenë dy ekipe mobile që do të jenë në dispozicion 24/7 për shkollat tona, që ka me pas mjeshtër të ndryshëm të elekrikës, të ujit e kështu me radhë, që kanë më reaguar aty për aty, shkollat kanë me pas një linjë telefonike edhe një e-mail ku kanë me dërguar te mjeshtri edhe mandej ata kanë me shkuar edhe me reaguar menjëherë që prishjet të cilat ndodhin për një ditë edhe nuk janë shumë të mëdha nuk kanë nevojë për shumë intervenim tepër të madh, atëherë kanë më u ndreq menjëherë edhe kjo ka me shkaktuar që shkollat problemet që i kanë me sanime të ndryshme me i zgjidh shumë shpejtë”.
Ajo shtoi se problemet teknike i kanë marrë komunës një ose më shumë vite kohë, andaj ky projekt do të mundësojë intervenime më të shpejta nëpër shkollat në kryeqytet, raporton EO.
“Në çdo shkollë që e kam vizituar, çdo drejtor, çdo mësimdhënës që e kam taku, çdo prind janë ankuar për prishje të vogla që ndodhin gjatë gjithë kohës brenda shkollave edhe koha e gjatë që i ka marrë komunës me shkuar edhe me i ndreq këto probleme, përshembull nëse ka ndodhë ndonjë fatkeqësi ose ka pas ndonjë reshje ose diçka të tillë edhe është prish kulmi, atëherë shkolla ka prit gati deri në një vjet ose më shumë për me u renovuar ai kulm edhe për me pas ndërhyrje, nëse është prish ndonjë nyje sanitare ose diçka e tillë, kanë prit shkollat me vite e vite që me shkuar dikush nga komuna me reaguar edhe me përmirësuar si problem”.