Mkhitaryan mungon në finale për arsye politike

Prishtinë | 21 Maj 2019 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Arsenali do të udhëtojë drejt Baku për të zhvilluar finalen angleze të Europa Ligës kundër Chelseat më 29 maj, por Henkrinkh Mkhitaryan nuk do të jetë prezent.

Mesfushori Henrinkh Mkhitaryan nuk do udhëtojë në kryeqytetin azerbajxhan për shkaqe sigurie, siç ka njoftuar edhe UEFA paraprakisht.

Armenët dhe çdo qytetarë armen që jeton jashtë kufijve të shtetit e ka të ndaluar hyrjen në territorin e Azerbajxhanin sipas disa rregullave politike, transmeton lajmi.net.

“Qytetarët e Republikës së Armenisë, si dhe qytetarët e çdo vendi tjetër, të cilët janë me prejardhje armene, e kanë të ndaluar hyrjen në Republikën e Azerbajxhanit”.

“Nëse pasaporta e një personi tregon ndonjë dëshmi të udhëtimit në Nagorno-Karabakh, duke përjashtuar një pasaportë diplomatike, atyre u ndalohet hyrja në Republikën e Azerbajxhanit”, është rregulli politikë i vendosur në Baku.

Kujtojmë se edhe më herët në ndeshjen Qarabag këtë edicion, Mkhitaryan nuk u lejua nga UEFA të ateronte në Azerbajxhan

Të ngjashme