Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka certifikuar 200 të rinj nga komuna të ndryshme pas trajnimit pesëditor “Ndërmarrësi për të rinjtë e Kosovës”.
Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se janë ta përkushtuar që të punojnë me të rinjtë në mënyrë që të ndihmojnë në punësimin e tyre.
Ai tha se është e rëndësishme që rinia të mbetet sa më e shëndosh, raporton Ekonomia Online.
I përkushtuar që të punoj në të mirë të rinisë u shpreh edhe drejtori i departamentit të rinisë në MKRS, Xhevat Bajrami.
Optimistë se ky trajnim do të iu mundësoj që të punësohen por edhe të gjenerojnë vende të reja të punës u shprehën edhe dy nga pjesëmarrësit në këtë trajnim.
Burbuqe Mikullovci nga Mitrovica tha se trajnimi pesëditor u ka ndihmuar të gjithë të rinjve pjesëmarrës që të kenë një ide se si bëhet një biznes dhe si funksionon kjo.
Ndërsa Skënderbe Sadikaj tha se ky trajnim i ka aftësuar sadopak në fushën e ndërmarrësish. Ai shpreson se ky trajnim do të jetë edhe fillimi i një bashkëpunimi edhe më të gjerë të të rinjve në këtë fushë.