Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe shoqata “Handikos” sot para objektit të MKRS-së, kanë ndarë dhuratat e fundvitit për personat me autizëm, raporton Ekonomia Online.
E shpërndarjen e këtyre dhuratave e bëri “Babadimri”, me ç’rast personat me autizëm patën rastin edhe të bëjnë fotografi me të.
Në lidhje me këtë iniciativë, foli drejtori i Departamentit të Rinisë në MKRS, Xhevat Bajrami.
Bajrami tha se tashmë ky aktivitet është bërë si një traditë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe sportit.
“Ne jemi tradicional me këto shoqata në këtë fundvit, prandaj edhe sot për ti uruar festën e fundvitit, i përgëzoj gjithë këta të rinjë të cilët sot u gëzuan sado pak në këto festa të fundvitit”, tha Bajrami.
Bajrami premtoi se ky nuk do të jetë aktiviteti i fundit për personat me autizëm.
“Siç e dini departamenti i të rinjëve në MKRS zhvillon aktivitete të ndryshme ku i mbështet këto organizata, prandaj edhe ky aktivitet simbolik është për ti mbështetur këta të rinjë edhe në aktivitetet që do të na pasojnë në vitin 2019”.
Aty një fjalë rasti e tha edhe Faruk Kukaj, përfaqësues i zyrës së HANDIKOS në Prishtinë, Kukaj falënderoi MKRS-në për iniciativën e marrë, si dhe ftoi për më shumë kujdes ndaj personave me autizëm.
“Faleminderit prej MKRS-së që e ka marrë këtë iniciativë, që është aktivitet tradicional, për ta gëzuar këtë komunitet kosovar, por edhe kujdesi duhet të jetë i veqantë patjetër”, tha Kukaj.