MKRS financon ndërtimin e Qendrës së edukimit joformal për rini në Gjakovë

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 11:47 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS)  ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me OJQ-në “George Williams Youth Association in Kosovo”, për financimin e projektit “Qendra e edukimit joformal për rini” në fshatin Pjetërshan në komunën e Gjakovës.

Ky projekt pritet të fillojë në qershor dhe do të kushtojë 150 mijë euro.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se ndërtimi i kësaj qendre është moment historik për të rinjtë e Kosovës dhe për Kosovën në përgjithësi.

Gashi bëri të ditur se kjo qendër do të shërbejë për realizimin e projekteve të të rinjve, raporton Ekonomia Online.

“Ne tashmë në projeksionet tona pjesë e së cilit është edhe ky projekt do të ndajmë 150 mijë euro për financimin e këtij projekti, i cili është i pari i këtij lloji jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon. Kjo qenër do të shërbejë për me zhvillu projekte rinore me karakter të edukimit joformal”, tha ministri Gashi.

Ministri Gashi ka njoftuar edhe për themelimin e fondit për rininë. Ai tha se ky fond do të bëhet me qëllim që projektet e të rinjve të kenë fond të mjaftueshëm për realizim.

“Jemi në fazë të themelimit të fondit të rinisë me qëllimin e vetëm që projektet që do të realizohen të kenë fond të mjaftueshëm edhe për të rinjtë”.

Dorina Lluka Davies, nga George Williams Youth Association in Kosovo”, tha se kjo qendër ka kapacitet për 90 shtretër, posedon salla të trajnimeve të rekreacionit e të tjera.

Ajo tha se në këtë qendër do të mundohen që të aftësojnë fëmijët në ndërmarrësi e sport, raporton EO.

“Besoj që është një shembull i mirë se si duhet të mbështetet rinia në vendin tonë. Kjo qendër është qendra në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Qendra ka kapacitet me 90 shtretër, salla të ndryshme të trajnimeve, do të ofrojë programe të ndryshme do mundohemi t’i aftësojmë fëmijët për ndërmarrësin”.

Qendra për Edukim Joformal në komunë e Gjakovës planifikohet të përurohet vitin e ardhshëm.

 

Të ngjashme