Zgjedhjet në Federatën e Futbollit të Kosovës është tema më e nxehtë në javët e fundit në vendin tonë.
Kryetari aktual i FFK-së, Agim Ademi kërkon një mandat të ri, teksa përballë tij pritet të jetë djali i ish-legjendës Fadil Vokrri, Gramozi.
Në javët e fundit ka pasur debate shumë të ashpra të udhëheqësve aktual të FFK-së dhe ‘opozitës’, derisa ka ardhur edhe një reagim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
MKRS ka ardhur me një reagim ku ka thënë se janë duke përcjellë të gjithë atë që po ndodh rreth zgjedhjeve të reja në FFK dhe ka bërë thirrje për proces të rregullt e të bazuar në norma statutare.